Të reja

Dita Botërore e Postës

  • Hits: 4753

Në aktivitetin organizuar nga Posta Shqiptare në kuadër të Ditës Botërore të Postës dhe 141-vjetorit të krijimit të Bashkimit të Përbotshëm Postar, UPU, u lidh marrëveshja mes Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare, për një bashkëpunim të ngushtë dhe sponsorizimin e Balkanphila 2016, që do të mbahet vitin që vjen në datat 5-9 Maj.

Kjo marrëveshje që do t’i shërbejë suportit që do të japë Posta Shqiptare për këtë aktivitet që do të drejtohet nga SHKSH.

Me rastin e aktivitetit të sotëm u promovua edhe versioni anglisht i librit “Pullat dhe histori postare te Shqiperise”, me autor z.Thimi Nika, i sponsorizuar nga Posta Shqiptare. Ne aktivitet morën pjesë kryesia e SHKSH dhe titullarë të Postës Shqiptare.

Kyçu