Të reja

Balkanfila 2016

  • Hits: 3297

Kryesia e Shoqates se Koleksionisteve te Shqiperise njofton se, në periudhën 05-09 maj 2016, në Tirane, do të organizohet Ekspozita filatelike nderkombetare "Balkanphila 2016". Vendi i celjes së saj do te jetë Salla e Ekspozitave në Muzeun Historik Kombetar. Ky event ballkanik, qe zhvillohet per here te pare ne Shqiperi, do të realizohet nga Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise, nën kujdestarinë e Federatës Filatelike Europiane (FEPA).

Ne diten e pare te ekspozites do te vihet ne qarkullim nje emision i posacem filatelik qe do te emetohet nga Posta Shqiptare.

Në “Balkanphila 2016”, ku është parashikuar të jenë rreth 300 stenda me 16 faqe format A4 secila, do të marrin pjesë filatelistë nga te gjitha vendet e Ballkanit. Pjesëmarrësit në të do të konkurojnë në të gjitha klasat e FIP-it. Filatelistet shqiptare kanë kohë që po përgatiten me shumë seriozitet për një konkurim sa më dinjitoz, duke evidentuar vlerat më të spikatura të filatelisë sonë.


Rregulla te veçanta për Ballkanfila 2016Pdf icon, SHKSH, Shoqata e Koleksionistve te Shqiperise

Kyçu