Cila grua je ti?
- Hits: 4569
Ekspozita “Gruaja në pullën dhe monedhën kombëtare”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars 2018, ju ftojmë në ekspozitën “Gruaja në pullën dhe monedhën kombëtare”.
Ekspozita sjell ndryshimin dhe evoluimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare, përmes një koleksioni të rrallë pullash, monedhash dhe kartëmonedhash të koleksionistit të z. Julian Demeti. Që prej vitit 1926, kur u emetua seria e parë e monedhës kombëtare në metal e letër, e deri në ditët e sotme, gruaja në pullën dhe monedhën kombëtare ka pësuar ndryshime të ndjeshme e mjaft interesante. Si përkon roli real i gruas në shoqëri krahasuar me atë ç’ka pasqyrohet në pullën dhe monedhën tonë? Ejani zbulojeni në Tulla Culture më 8 mars 2018, ora 20:00.