Gjergj Kastrioti - Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës
- Hits: 2211
Më 17 janar 2018, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”. Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho[1].
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat 17 -18 Janar 2018.
[1]Z. Julian Demeti dhe Dr. Jovan Basho janë koleksionistë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.