Të reja

Rrugë të mbarë Ekspozitave Konkurruese!

  • Hits: 1752

Koleksionimi i pullës postare në Shqipëri ka një traditë më se 100 vjeçare. Zhvillimi i saj është pasqyruar dhe shoqëruar ndër vite me ekspozime të herë pas herëshme të pullave postare, me pjesëmarrjen si të filatelistëve ashtu dhe të Postës Shqiptare.

Të tilla ka patur peridikisht e sipas ngjarjeve në qytetet Tiranë, Shkodër e Korçë, por në asnjë rast shoqata jonë nuk i ka patur mundësitë të organizonte një ekspozitë konkurruese, siç është kjo që çel dyert në Tiranë, në datë 9 prill 2019.

Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë, e mbështetur nga Posta Shqiptare, pa ndihmën e inkurajimin e të cilës nuk mund të ndërmerrte një veprimtari të këtyre përmasave, i shton trashëgimisë kulturore, përmes ekspozimit konkurrues të pullave postare, një vlerë të dukshme cilësore, që shërben për rritjen e përhapjen më tej të kësaj culture, me shumë traditë në vendin tonë. Ekspozita e Parë Kombëtare Konkurruese, që do qëndrojë e hapur gjatë katër ditëve në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, shënon një ngjarje kulmore e shumë të rëndësishme. Ajo do jetë e organizuar në përputhje me rregullat e organizatave botërore dhe europiane që bashkojnë familjen tonë kulturore, FIP dhe FEPA.

Ekspozimi prej filatelistëve shqiptarë do përfshijë klasat e Filatelisë Traditionale, Historisë Postare, Maksimofilisë, Pullat e Taksës, Kartat Postare dhe Postal Stationery. Në ekspozime të veçanta do zërë vend edhe klasa e literaturës, ku do kenë hapësirat përkatëse botimet studimore, katalogët dhe botime në shtyp të përditshëm e periodik. Konkurrimi përfshin 19 koleksionistë të spikatur të këtyre fushave.

Një juri ndërkombëtare, me kualifikim FIP e FEPA, e përbërë prej tre vetësh, do bëjë vlerësimet në shkallët e medaljeve: Ar, Grand Vermeil, Vermeil, Grand Argent, Argend, Bronze-Argent, Bronze.

Kyçu